The Regulation on the Activity and Supervision of Electronic Money Institutions
On 01.03.2023, has entered in force the Decision No. 57, dated 21.12.2022 "On the Approval of the Regulation "On the Exercise of Activity and Supervision of Electronic Money Institutions" (hereafter referred to as the "IPE Regulation").
The IPE Regulation aims to define the rules for exercising the activity of electronic money institutions, for managing the risks related to this activity and their supervision. Also, this Regulation aims to define the rules and requirements for issuers of electronic money.
The institutions that will comply with this regulation are electronic money institutions and banks or branches of foreign banks in the capacity of the issuer of electronic money.
Some of the main provisions of the IPE Regulation are:
Risk management system. The main risks are those related to the activity of issuing electronic money, may include, but are not limited to: (i) operational risk, (ii) liquidity risk, (iii) market risk, (iv) money laundering or terrorist financing risk, (v) exchange rate risk.
Capital requirements and protection of funds. The funds of electronic money holders shall be covered by an insurance policy or any other similar guarantee by an insurance company or by a bank, which does not belong to the same banking/financial group of the electronic money institution.
Granting of loans related to payment services. Electronic money institutions may grant credit in connection with payment services, if a number of conditions set forth in the IPE Regulation are cumulatively met. Among other things, the loan will be granted from the electronic money institution's own funds and the loan will be short-term and must be repaid within a period of no more than 12 months.
Issuance of electronic money and repayment of Funds. The issuer, issues electronic money for a value equal to the nominal value (at par value) of the funds received by the electronic money holder. The issuer, at the request of the electronic money holder, repays him, at any moment and in nominal value, the monetary value of the electronic money held by him. The issuer of electronic money is prohibited from paying interest or any other benefit to the holder of electronic money, for the period during which the latter holds the electronic money.
Reporting. Electronic money institutions, according to the requirements defined in the by-laws, have the obligation to send to the Bank of Albania, within the first 6 months of the following year, a copy of the annual report and the opinion of the authorized accounting expert, which reflects the financial situation and accounting on an individual and consolidated basis.
The Bank of Albania, in case of non-fulfillment of the requirements of this regulation, applies the supervisory and/or punitive measures provided for in the legislation for banks for payment services.
How can PwC assist?
PwC can assist all interested parties that are subject to this law in the interpretation of these provisions and provide legal assistance to comply with the provisions of the aforementioned law.
Source:
Decision no. 57, dated 21.12.2022 For the approval of the Regulation "On the exercise of activity and supervision of electronic money institutions", link QBZ, 2023
Për miratimin e Rregullores "Për ushtrimin e veprimtarisë dhe mbikëqyrjen e institucioneve të parasë elektronike
Në datë 01.03.2023 ka hyrë në fuqi Vendimi Nr. 57, datë 21.12.2022 “Për Miratimin e Rregullores “Për Ushtrimin e Veprimtarisë dhe Mbikëqyrjen e Institucioneve të Parasë Elektronike” (këtu e në vijim referuar si “Rregullorja IPE”).
Rregullorja IPE ka synim të përcaktojë rregullat për ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve të parasë elektronike, për administrimin e rreziqeve që lidhen me këtë veprimtari dhe mbikëqyrjen e tyre. Gjithashtu, kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe kërkesave për emetuesin e parasë elektronike.
Institucionet që do t’i përmbahen kësaj rregullore janë institucionet e parasë elektronike dhe bankat ose degët e bankave të huaja në cilësinë e emetuesit të parasë elektronike.
Disa nga parashikimet kryesore të Rregullores IPE janë:
Sistemi i administrimit të rrezikut. Rreziqet kryesore janë ato që lidhen me veprimtarinë e emetimit të parasë elektronike, mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në: (i) rrezikun operacional, (ii) rrezikun e likuiditetit, (iii) rrezikun e tregut, (iv) rrezikun e pastrimit të parave ose financimit të terrorizmit, (v) rrezikun e kursit të këmbimit.
Kërkesat për kapital dhe mbrojtja e fondeve. Fondet e mbajtësve të parasë elektronike do të mbulohen nëpërmjet një police sigurimi ose ndonjë garancie tjetër të njëjtë me të nga një shoqëri sigurimi ose nga një bankë, e cila nuk i përket të njëjtit grup bankar/financiar të institucionit të parasë elektronike.
Dhënia e kredive në lidhje me shërbimet e pagesave. Institucionet e parasë elektronike mund të japin kredi në lidhje me shërbimet e pagesave, nëse plotësohen në mënyrë kumulative një sërë kushtet të parashtruara në Rregulloren IPE. Ndër të tjera, kredia do të jepet nga fondet e vetë institucionit të parasë elektronike dhe kredia do të jetë afatshkurtër dhe duhet të shlyhet brenda një periudhe jo më shumë se 12 muaj.
Emetimi i parasë elektronike dhe ripagimi i fondeve. Emetuesi, emeton para elektronike për një vlerë të barabartë me vlerën nominale (at par value) të fondeve të marra nga mbajtësi i parasë elektronike. Emetuesi, me kërkesë të mbajtësit të parasë elektronike, i ripaguan atij, në çdo moment dhe në vlerë nominale, vlerën monetare të parasë elektronike të mbajtur prej tij. Emetuesi i parasë elektronike ndalohet t’i paguajë interes ose ndonjë përfitim tjetër mbajtësit të parasë elektronike, për periudhën gjatë së cilës ky i fundit mban paranë elektronike.
Raportimi. Institucionet e parasë elektronike sipas kërkesave të përcaktuara në aktet nënligjore, kanë detyrimin t’i dërgojnë Bankës së Shqipërisë, brenda 6-mujorit të parë të vitit pasardhës, një kopje të raportit vjetor dhe të opinionit të ekspertit kontabël të autorizuar, ku pasqyrohet gjendja financiare dhe kontabël mbi baza individuale dhe të konsoliduara.
Banka e Shqipërisë, në rast mosplotësimi të kërkesave të kësaj rregulloreje, zbaton masat mbikëqyrëse dhe/ose ndëshkimore të parashikuara në legjislacionin për bankat për shërbimet e pagesave.
Si mund t’ju ndihmojë PwC?
PwC mund të ndihmojë të gjitha palët e interesuara që janë subjekt të këtij ligji në interpretimin e këtyre dispozitave dhe të ofrojë asistencën ligjore për të qenë në përputhje me dispozitat e ligjit të lartpërmendur.
Burimi:
Vendim nr. 57, date 21.12.2022 Për miratimin e Rregullores "Për ushtrimin e veprimtarisë dhe mbikëqyrjen e institucioneve të parasë elektronike", link, QBZ, 2023