Legal Alert

June, 2023

Joint Order No. 75 "On the collection, processing, recording and deletion of personal data for foreigners"

On June 2, 2023, the Ministry of Internal Affairs, the Ministry of Finance and Economy and the Ministry for Europe and Foreign Affairs signed a Joint Order for the collection, processing and deletion of personal data for foreigners.

The purpose of this Order is to guide the state authorities, the Department for Borders and Migration, the National Agency for Employment and Skills and the Directorate of Consular Affairs, which collect or administer the personal data of foreign citizens who are equipped with a visa, with a residence permit, unique permit or result irregularly in the Republic of Albania.

The order clearly defines that only authorized persons can collect or process personal data of foreign citizens. These authorized persons are subject to the obligation of maintaining confidentiality and not disseminating any personal data, except when provided for by law.

Data processing is done for legitimate reasons guaranteeing basic human rights and freedoms.

Also, the data must be kept and archived in written and electronic form and the documentation will be kept by the relevant authorities with deadlines:

  • 5 years after the expiration of the validity of the visa or temporary permit;

  • 10 years from the end of the punitive administrative or criminal procedure;

  • More than 10 years for persons declared as undesirable.

The archived data is not used for other purposes that are not in accordance with the law.

How can PwC assist?

PwC Albania can help all interested parties to receive information by the relevant authorities regarding the collection, processing and archiving of personal data of the subjects of this Order.

 

Source:

Joint Order No. 75 "On the collection, processing, recording and deletion of personal data for foreigners" link 

 

Urdhër i Përbashkët Nr. 75 “Për mbledhjen, përpunimin, evidentimin dhe fshirjen e të dhënave personale për të huajt”

Më datë 02 qershor 2023, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë firmosur një Urdhër të Përbashkët për mbledhjen, përpunimin dhe fshirjen e të dhënave personale për të huajt.

Qëllimi i këtij Urdhëri është të udhëzojë autoritetet shtetërore, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe Drejtoria e Çështjeve Konsullore të cilat mbledhin apo administrojnë të dhënat personale të shtetasve të huaj të cilët janë të pajisur me vizë, me leje qëndrimi, leje unike ose rezultojnë të parregullt në Republikën e Shqipërisë.

Urdhëri përcakton qartë se vetëm persona të autorizuar mund të mbledhin apo përpunojnë të dhëna personale të shtetasve të huaj. Këta persona të autorizuar i nënshtrohen detyrimit të ruajtjes së konfidencialitetit dhe mospërhapjes së asnjë të dhëne personale, përveç kur parashikohet me ligj.

Përpunimi i të dhënave bëhet për arsye legjitime duke garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Gjithashtu, të dhënat duhet të mbahen dhe të arkivohen në formë shkresore dhe elektronike dhe dokumentacioni do të ruhet nga autoritetet përkatëse me një afat:

  • 5 vjeçar pas skadimit të vlefshmërisë së vizës ose lejes së përkohshme;

  • 10 vjeçar nga përfundimi i procedurës ndëshkuese administrative ose penale;

  • Më shumë se 10 vjet për personat e shpallur si të padëshiruar.

Të dhënat e arkivuara nuk përdoren për qëllime të tjera, që nuk janë në përputhje me ligjin.

Si mund t’ju ndihmojë PwC?

PwC Shqipëri mund të ndihmojë të gjitha palët e interesuara për t’u informuar pranë autoriteteve përkatëse për një informacion të detajuar në lidhje me mbledhjen, përpunimin dhe arkivimin e të dhënave personale të subjekteve të këtij Urdhëri.

Burimi:

Urdhër i Përbashkët Nr. 75 “Për mbledhjen, përpunimin, evidentimin dhe fshirjen e të dhënave personale për të huajt” link

Contact us for more

Loreta Peci 

Country Managing Partner, PwC Albania and Kosovo

Email

Erold Kamberi 

Senior Manager, Tax and Legal Services , PwC Albania

Email

Albana Karapanço 

Senior Legal Associate, PwC Albania

Email

Follow us