Legal Alert - August 2023

For some changes and additions to the law no. 9917, dated 19.5.2008, "On the prevention of money laundering and financing of terrorism", as amended

Pursuant to the recent proclamation in Law No. 9917, dated 19.5.2008, “On the prevention of money laundering and financing of terrorism" several amendments have been introduced concerning both the general procedures and the designation of the responsible authority for the prevention of money laundering and the financing of terrorism.

The entity previously referred to as the "General Directorate for the Prevention of Money Laundering" shall henceforth bear the designation "Financial Intelligence Agency" (FIA).

The Financial Intelligence Agency (FIA) is structured as a general directorate under the minister responsible for finance, and it undertakes the roles of the responsible authority within the confines of this Law. The Agency, within its sphere of operation, possesses the authority to determine the methods by which it investigates and resolves instances potentially linked to money laundering and the potential financing of terrorist activities.

The alteration of the name of the General Directorate of Prevention of Money Laundering to the Financial Intelligence Agency does not compromise the prerogatives and functions of the entity, and is carried out in accordance with the obligations for national and international cooperation.

All by-laws, including cooperation agreements with local and foreign entities, signed by the General Directorate of Prevention of Money Laundering in accordance with the law addressing money laundering prevention and terrorism financing, remain applicable until superseded by alternate acts in implementation of this law.

Additionally, another addition that these amendments bring is that entities can rely on third parties to undertake the actions mandated by this law,provided that they ensure the fulfillment of the following criteria:

a) new product developments, business practices, delivery methods or distribution channels;

b) the use of new or developing technologies.

In order to implement an enhanced customer due diligence, entities may require the physical presence of customers and their representatives before establishing a business relationship.

Entities should pay increased vigilance to business relations and transactions with non-resident clients, especially when these transactions are assessed as high risk.

This law was approved and published on 21.7.2023 and shall become effective 15 days subsequent to its publication in the Official Gazette.

Source: For some changes and additions to the law no. 9917, dated 19.5.2008, "On the prevention of money laundering and financing of terrorism", as amended link

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit", të ndryshuar

Sipas një njoftimi të fundit në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit", kanë ndodhur disa ndryshime që lidhen me procedurën e përgjithshme por dhe me emërtimin e autoritetit përgjegjës për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Autoriteti përgjegjës “Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave” do të emërtohet “Agjencia e Inteligjencës Financiare” (AIF).

Agjencia e Inteligjencës Financiare (AIF) organizohet si drejtori e përgjithshme në varësi të ministrit përgjegjës për financat dhe ushtron funksionet e autoritetit përgjegjës sipas këtij ligji. Kjo Agjenci brenda fushës së veprimtarisë së vet ka të drejtë të vendosë për mënyrën e ndjekjes dhe të zgjidhjes së çështjeve të trajtuara për pastrimin e mundshëm të parave dhe financimin e veprimtarive të mundshme terroriste”.

Ndryshimi i emërtimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave në Agjencinë e Inteligjencës Financiare nuk cenon të drejtat dhe funksionet e strukturës, si dhe realizohet në përputhje edhe me detyrimet për bashkëpunim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Të gjitha aktet nënligjore, përfshirë marrëveshjet e bashkëpunimit me struktura brenda dhe jashtë vendit, të nënshkruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, në zbatim të ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, zbatohen deri në zëvendësimin e tyre me akte të tjera në zbatim të këtij ligji.

Gjithashtu një tjetër risi që sjell ky ligj është që subjektet mund të mbështeten në palët e treta për të kryer masat e parashikuara në këtë ligj me kusht që të sigurohen për përmbushjen e kritereve si më poshtë:

a) zhvillimet e produkteve të reja, praktikat e biznesit, mënyrat e ofrimit apo kanalet e shpërndarjes;

b) përdorimin e teknologjive të reja apo atyre që janë në zhvillim.

Për zbatimin e vigjilencës së zgjeruar ndaj klientëve, subjektet mund të kërkojnë praninë fizike të klientëve dhe të përfaqësuesve të tyre para se të vendosin një marrëdhënie biznesi.

Subjektet duhet t’u kushtojnë vigjilencë të zgjeruar marrëdhënieve të biznesit dhe transaksioneve me klientët jorezidentë veçanërisht kur këto transaksione janë të vlerësuara me risk të lartë.

Ky ligj është miratuar në datën 21.7.2023 dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Burimi:  Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit", të ndryshuar link 

Contact us for more:

Loreta Peci 

Country Managing Partner, PwC Albania and Kosovo

Email

Erold Kamberi 

Senior Manager, Tax and Legal Services , PwC Albania

Email

Albana Karapanço 

Senior Legal Associate, PwC Albania

Email

Follow us